Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori Naun Shundi

Aktori i njohur shqiptar, Naun Shundi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Lajmi i trishtë u njoftua në faqen zyrtarë të teatrit privat “Zonja e Bujtinës”, i themeluar prej tij dhe bashkëshortes, Raimonda Shundi.

Prej kohësh ai po përballej me kancerin e lëkurës. Fillimisht u nis për trajtim në Francë, e më pas u kthye për të vijuar kurën në Tiranë, në QSUT.

Kush ishte Naun Shundi?

Naun Shundi lindi në Tiranë në vitin 1959. Në vitin 1977 u diplomua për regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës, ndërsa në vitin 1983, u diplomua për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Në vitin 1985 nisi punë si aktor në Teatrin Kombëtar, më pas u transferua si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në vitin 1986, rikthehet sërish në Teatrin Kombëtar.

Gjatë viteve 1993-2000 ka punuar si pedagogi mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve. Në vitin 1995 kreu specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.

Shundi së bashku me bashkëshorten themeluan në teatrin në vitin 2022, nismë që erdhi si pasojë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Më të lexuarat

Prindërit padisin ChatGPT për vetëvrasjen e djalit të tyre adoleshent
Koreja e Jugut ndalon telefonat në shkollat fillore
Menu