Ndahet nga jeta Sanie Baçova, gruaja e parë që zbuste kafshët në Cirkun Shqiptar

Albanian StoryLifestyle

Është ndarë nga jeta Sanie Baçova, zbutësja e kafshëve të cirkut shqiptar. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije faqja e Cirkut Kombëtar, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Baçova ishte e para dhe e vetmja artiste grua në profilin e zbutësit të kafshëve.

Sakaq, trupa e Cirkut Kombëtar ka shprehur ngushëllimet familjes dhe në veçanti Mjeshtrit Tahir Baçova.

Postimi i plotë:

Me keqëardhje ju njoftojmë se ditën e sotme ka ndërruar jetë Sanie Baçova, e para dhe e vetmja artiste grua në profilin e zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqipëtar.

Kolektivi i Cirkut Kombëtar i shpreh ngushëllime familjes, e në veçanti Mjeshtrit Tahir Baçova.

Ishte viti 1964 në korridoret e Cirkut të Tiranës, mes akrobatëve, zhonglerëve, ekuilibristëve, klounëve, u duk edhe një vajzë e re, e veshur rroba akrobatësh. Në dorë mbante një shkop të hollë, të vogël, duke zhvilluar një orë mësimi në një klasë, me banka, dërrasë të zezë, “nxënësit’ e saj ishin; Rrapi, Xhina, Diana dhe Luçi. Mësuesja e tyre, Sania i drejtonte të sistemoheshin nëpër banka të rrinin urtë e të silleshin mirë, të kishin mendjen në mësim.

Ishte ora e matematikës. Mësuese Sania shkruante numra në dërrasën e zezë dhe “nxënësit-qen” me lehjet e tyre plot zë të lartë, jepnin zgjidhjen e veprimit matematikor. Kur u shfaq ky numër para spektatorëve, në premierën “Fluturime akrobatike”, jo vetëm u prit me kureshtje, por edhe u duartrokit shoqëruar edhe me të qeshura. Spektatorët kishin parë në cirk, një zbutëse kafshësh femër! Kjo ishte ngjarja që do të mbetet në kujtesën e historisë, si zbutësja e parë e kafshëve dhe e vetme në Artin e Cirkut Shqiptar.

You May Also Like

Zbulohet një koloni e re e pinguinëve perandorë në Antarktidë
Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re
Menu