Ekziston një qytet në botë ku nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh dhe as të mbash mace!
Bëhet fjalë për Longyearbyen në qendër të Svalbard, në Norvegji, ka ekzistojnë disa ligje shumë të veçanta që ndiqen nga 2.000 banorët e tij.
Ky vendbanim njihet si qyteti më i afërt me Polin Verior, ndaj në periudhën e dimrit nata mund të zgjasë deri në 4 muaj. Përveçse një vend i errët e i ftohtë, ky qytet i vogël nisi të tërheqë shumë turistë, jo vetëm për historinë e tij magjepsëse, por edhe për rëndësinë e tij për të ardhmen e njerëzimit.
Longyearbyen u krijua si një vendbanim për njerëzit që punonin në minierën e qymyrit, e cila në atë kohë ishte një nga minierat më të mëdha të qymyrit në Skandinavi. Në vitet 90-të kur miniera u shterua, punëtorët nuk u larguan, por u vendosën aty duke krijuar këtë qytet të vogël.
Për të gjitha këto arsyeje, banorëve të kësaj zone iu është dashur të zbatojnë disa ligje të ashpra të cilat për të huajt mund të mos kenë kuptim ama për ata, ato janë e vetmja mënyrë që kanë pasur për të mbijetuar
Nuk lejohet as të vdesësh as të lindësh
Më saktë, nuk lejohet as të vdesësh as të sjellësh dikë në jetë. Dy ligje shumë ekstreme të vendosura nga vetë njerëzit që jetojnë në Longyearbyen.
Fillimisht, arsyeja pse nuk ju lejohet të vdisni në këtë qytet është sepse aty, nuk mund të varrosni dikë në dëborë pasi trupi do të dekompozohej shumë ngadalë. Kjo do të tërhiqte arinjtë polarë që janë një nga rreziqet më të mëdha për banorët e kësaj zone.
Prandaj, në rast se dikush ndihet shumë i sëmurë deri në pikën kur mund të vdesë, ai është i detyruar të dërgohet në anën jugore të Norvegjisë për t’iu dhënë mjekimi i duhur ku në rastin më të keq, mund edhe të varrosen.
Ligji i dytë i ndalimit të lindjes në këtë vendbanim vjen për një arsye më të thjesht. Dhe ajo është sepse ky vendbanim nuk ka një maternitet për shkak të numrit të vogël të banorëve.
Ndaj, për të shmangur çdo rrezik gjatë lindjes, gratë shtatzënë janë të detyruara të shkojnë në qytetin më të afërt i cili ka një maternitet. Edhe një herë, për të shmangur çdo vdekje të panevojshme.
Një ligj tjetër interesant është se as macet nuk lejohen në këtë vendbanim
Kjo për shkak se macet mund të gjuajnë zogjtë që jetojnë apo vërtiten në këtë qytet duke bërë që ata të zhduken. Pra, në vend që të marrin një rrezik të panevojshëm, ata e shmangin atë.
Të jetosh në një vend kaq ekstrem, duhet të shmangësh çdo lloj rreziku të mundshëm nëse dëshiron të mbijetosh./ Norway.it/