“Little Car Company” është e specializuar në ndërtimin e makinave sportive për fëmijë.
Krijimi i fundit i kompanisë britanike është një 250 Ferrari Testa Rosa J, e vitit 1951, që është sa 75% e përmasës së makinës origjinale.
Në bashkëpunim me inxhinierët e Ferrari, kjo makinë për fëmijët e miliarderëve, që quhet Pacco Gara, mund të përdoret edhe nëpër pista. Me një motor elektrik prej 19 kuajsh fuqi.
Edhe pse çmimi i kësaj makine nuk është bërë ende i ditur, duke marrë parasysh se makina normale kushton mbi 110 000 euro, edhe kjo “lodër” do të ketë një çmim shumë të lartë.