Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me jetën e saj luksoze. Ajo zgjedh të vishet gjithmonë me firmat më në zë të modës.
Së fundmi, Jonida ka vendosur të kalojë disa ditë relaksi në Dubai, që njihet ndryshe edhe si parajsa e së ardhmes.
Ajo ka shkuar së bashku me disa nga miqtë e saj më të ngushtë, mes të cilëve është edhe gazetari Eraldo Rexho.
Jonida nuk ka nguruar të ndajë në Instagram foto dhe video, ku duket shumë e lumtur.
“Një fundjavë në Dubai me zemrat”, ka shkruar ajo krahas postimit.