Portieri portugez, Rui Patricio, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 37-vjeçare, pas një karriere të pasur dhe të suksesshme në nivelet më të larta të futbollit. Pas disa muajsh pa klub, që kur luajti për Al Ain në Kupën e Botës për Klube vitin e kaluar, Patricio ka vendosur të mbyllë kapitullin e tij të futbollit aktiv.
Rui Patricio, i cili ka pasur periudha të suksesshme te klube të njohura si Sporting Lisbon, Roma, Wolves dhe Atalanta, është një nga portierët më të respektuar të futbollit europian. Ai arriti kulmin e karrierës me ekipin kombëtar të Portugalisë, me të cilin fitoi tituj të mëdhenj si Kampionati Europian në 2016 dhe Ligën e Kombeve në 2019.








