Fifi ndryshon “look” dhe na la pa fjalë

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi ka ndryshuar ‘look’ si rrallëherë. Ajo ka prerë balluket dhe duket se i shkojnë shumë. Sakaq, Fifi ka hapur ngjyrën e flokëve, duke i lyer me një kafe më të çelur.

Padyshim që komplimentat kanë qenë të shumtë, nga fansat e këngëtares dhe deri te miqtë e saj të famshëm, si Monika Lubonja, Kledi Hysa, Miranda Dupi dhe shumë të tjerë.

Kujtojmë që këngëtarja aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerin e saj, Adisin. Dyshja janë shfaqur shumë të dashuruar dhe nuk ngurrojnë që herë pas here t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë të ëmbla publikisht.

fifiiii | albstory

Më të lexuarat

Citroën prezanton makinën me goma të jashtëzakonshme
Tatuazhet e Brad Pitt, kuptimet e fshehura pas simboleve dhe dedikimeve personale
Menu