“Nuk është kohë eksperimentesh”, Sylvinho shpjegon zgjedhjet për listën e sfidave të shtatorit

Dilemat i kishte të mëdha, por në fund vendosi të mos rrezikojë. Pasi zbuloi zgjedhjet e tij në listën e futbollistëve për sfidat e shtatorit, Silvinjo doli përpara mediave për t’i shpjeguar ato.

Sipas teknikut kuqezi, ky nuk është momenti për të bërë eksperimente.

Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhet. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi, nuk është momenti i një djaloshi 20 vjeçar që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar. Do vijë momenti i tyre. Ishte e vështirë, por kemi besim që lojtarët që kemi përzgjedhur do na përgjigjen në fushë”.Tekniku kuqezi ka komentuar edhe faktin se disa prej lojtarëve të thirrur prej tij nuk po kalojnë momente të lumtura me skuadrat e tyre.

“Përsa i përket ndryshime në listën, një grup ndryshon kur një lojtar nuk ka se çfarë jep më në Kombëtare dhe kur kam bindjen që është ashtu, ndryshe nuk ka pse të ndryshojë asgjë në grup, unë kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse marr një shenjë që një lojtar nuk do të stërvitet, atëherë do të jetë jashtë. Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse kemi ndeshje të fortë përpara dhe kemi bërë eksperimente gjatë këtyre dy viteve”.

Kombëtarja e Shqipërisë kthehet në fushë si fillim për miqësoren kundër Gjibraltarit, por kjo ndeshje është në funksion të asaj eliminatore kundër Letonisë.

“Ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit dhe kemi 4 ndeshje për të luajtur, po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që e luajmë në shtëpi, do të përgatitemi mire. Fokusi është te fitorja”

Më të lexuarat

Thonjtë e vjeshtës do të duken mjaft elegante
Paralajmërimi/ Si të mbroheni nga mashtrimi i ri që synon përdoruesit e Gmail në Google?
Menu