Nuk është tradhtia që i ndan çiftet… por diçka tjetër

Studime të ndryshme tregojnë se vitet e para të martesës janë periudha më e vështirë për çiftet, duke sjellë shpeshherë tensione dhe sfida që mund të çojnë drejt divorcit. Megjithatë, sipas të dhënave të zyrës britanike të Statistikave Kombëtare, Qendrës Kombëtare për Kërkime mbi Familjen dhe martesën në SHBA, si dhe revistës Journal of Marriage and Family, nëse partnerët arrijnë të kalojnë së bashku pesë vitet e para, mundësia që martesa të zgjasë për dekada rritet ndjeshëm.

Statistikat tregojnë se çiftet që arrijnë të kapërcejnë pengesat e fillimit kanë rreth 70% gjasa të qëndrojnë të martuar për të paktën 20 vite. Kjo periudhë konsiderohet si një pikë kthese, pasi deri atëherë partnerët kanë mësuar të përshtaten më mirë me njëri-tjetrin, të ndërtojnë besim më të fortë dhe të gjejnë mënyra efektive komunikimi.

Vitet e hershme shpesh karakterizohen nga presioni financiar, marrëdhëniet me familjen e gjerë dhe përshtatja me rutinën e përditshme. Pikërisht këto faktorë rrisin rrezikun e ndarjes. Por pasi ky “test fillestar” kalohet, lidhja fiton stabilitet dhe partnerët mësojnë të bashkëjetojnë me ritmin dhe karakterin e njëri-tjetrit.

Sipas ekspertëve, deri në vitin e dhjetë, probabiliteti i divorcit bie edhe më shumë, duke treguar se rezistenca ndaj sfidave në fillim shpërblehet me stabilitet dhe harmoni më të madhe në vijim. Ky fenomen thekson rëndësinë e durimit dhe përpjekjes së përbashkët në vitet e para, të cilat mund të përcaktojnë suksesin e një martese për gjithë jetën.

Fjala kyçe, sipas studiuesve, mbetet: qëndrueshmëria.

Më të lexuarat

Ky zakon i nënave mund të duket i bezdisshëm por është çelësi i suksesit
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni kafen për 30 ditë?
Menu