Të tjera detaje po zbulohen rreth dasmës së shumëpërfolur të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës. Këtë herë, e ka radhën fustani i shumëpritur i Arminës.
Ata po kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që po të mbahet në një agroturizëm në Shijak. Çifti është kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës, e cila është tradicionale shqiptare së bashku me pijet që janë prodhim i vendit tonë.
Në dasmë, përpos personazheve nga bota e artit, kulturës dhe televizionit, nuk do të mungojnë as figura të politikës. Atmosfera do të ndizet nga Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Vitore Matoshi dhe një surprizë.
Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të vitit 2018, në një ceremoni intime. Ai i propozoi për martesë kohë më parë në liqenin e Como-s, Itali.