Parashqevi Simaku një emblemë e artit dhe këngës shqiptare, endet rrugëve të Amerikës

Albanian StoryLifestyleShowbiz

Kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja.

Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri.

Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Pas vitit 1991 ajo u larguar drejt SHBA. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert. Madje lindi dhe një djalë nga martesa  me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori fund në 2012-tën.

Për vite me radhë nuk pati lajme për të, derisa një video e shpërndarë së fundmi nga gazetari Blendi Fevziu ngriti kuriozitetin dhe debatet në rrjetet sociale. Në video shfaqet një grua me zë dhe portret që ngjajnë shumë me Parashqevi Simakun, e cila u transmetua në kanalin e njohur të New York-ut, “ABC7”.

Në video, gruaja identifikohet si “Simaku Nolfe”, dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë. Ky detaj ka bindur shumë prej ndjekësve që gruaja në fjalë është vetë këngëtarja legjendare. Gazetari Blendi Fevziu pak minuta më parë ka konfirmuar se gruaja në video është artistja e madhe Parashqevi Simaku. Ai gjithashtu tregoj se pas këtij lajmi disa biznesmenë në Amerikë kanë dhënë kontributin e tyre për artisten për ta strehuar.

Lajm në përditësim…

Tags: , , , ,

You May Also Like

Regjisorja Eglantina Tuka sjell filmin “Ftesa”- Apeli i fortë për shoqërinë
Menu