Pas Thethit, Rama i “sulet” Valbonës

Shembja e ndërtimeve të paligjshme ka vijuar në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Në dy ditë  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  me mbështetjen e Policisë së Shtetit  ka shembur 20  objekte.

Të enjten u prishen 8 ndërtesa me beton arme ndërsa 12  ngrehina dhe struktura prej betoni të ndërtuara pa leje u shembën  të premten.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  thotë se do të vijojë të evidentoi  dhe të godasë  pa ndërprerje paligjshmërinë  duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi nga Thethi me prishjen e godinave me  strukturë druri dhe beton  duke u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

Sipas  kryeministrit  aksioni ndaj paligjshmërisë nuk do të ndalet  ndërsa hapësirat  e përbashkëta  do të  lirohen nga zaptuesit e do ti kthehen  publikut.

Më të lexuarat

Protestë në Hagë/ Kërkohet lirimi i Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK: Na mungojnë shumë, kemi bërë luftë të drejtë
Italianët bëjnë dush më shpesh se çdokush tjetër në Evropë!
Menu