Për shkak të stilit të jetesës së shpejtë sot, vështirë se dikush fle më shumë se 7 orë. Por duhet të keni parasysh se mungesa e gjumit nxit shtimin në peshë dhe se është shumë e rëndësishme të shkoni në shtrat dhe të ngriheni në të njëjtën kohë. Gjatë gjumit, truri çliron toksina dhe “pastrohet” nga substancat e panevojshme.
Për një gjumë më cilësor, është e rëndësishme të shkoni në shtrat dhe të ngriheni në të njëjtën kohë. Kështu trupi mësohet me një ritëm të caktuar. Nëse ndodh që të qëndroni zgjuar më gjatë, mund ta kompensoni me një pushim pasdite. Është e rëndësishme vetëm që të mos zgjasë shumë.
Dhoma në të cilën flini duhet të jetë e rregullt, e ajrosur dhe e errësuar mirë. Temperatura ideale është 16 gradë dhe duhet të shmangni shikimin në celular para se të shkoni në shtrat. Vakti i fundit rekomandohet rreth katër orë para se të shkoni në shtrat dhe një çaj kamomili ose qumësht i ngrohtë do t’ju relaksojë.