Përdorni telefonat me përgjegjësi, telekomunikacioni është në një moment kritik

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje për përdorim të përgjegjshëm të telefonave, duke theksuar se sektori i telekomunikacionit po kalon një “moment kritik”.

Në një deklaratë për mediat, Sánchez tha se ende nuk ka informacion përfundimtar mbi shkaqet e ndërprerjes së energjisë që ka prekur pjesë të ndryshme të vendit. Ai siguroi qytetarët se për momentin nuk ka kërcënim për sigurinë publike.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi se sistemet e pagesave dhe bankingu dixhital po funksionojnë normalisht, duke qetësuar shqetësimet për ndikimin e mundshëm në jetën e përditshme.

Sánchez njoftoi gjithashtu se Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të zhvillojë një tjetër mbledhje brenda ditës për të shqyrtuar masat që mund të merren në vazhdim.

Më të lexuarat

ChatGpt hapet edhe për blerje, në sfidë të hapur me Google
Ja kush është partneri i Nevina Shtyllës
Menu