Tani që ceremonia madhështore e lamtumirës së mbretëreshës Elizabeth mbaroi, i rikthehemi dramave të familjes mbretërore. Ikja e mbretëreshës duket se i ka shtuar këto të fundit sepse tani kemi një mbret të ri dhe jo të gjithë janë të kënaqur për këtë. Duke filluar që nga vetë vëllai i Charles, princi Andrew.
Burime pranë mbretërorëve, bëjnë me dije se mbreti Charles dhe vëllai i tij, princi i shumëpërfolur për skandale, Andrew, “rrallë shkojnë mirë me njëri-tjetrin”.
Princi Andrew jo vetëm që s’është i lumtur që i vëllai është bërë mbret, por herë pas here është përpjekur ta ndalojë nënën e tij, mbretëreshën Elizabeth duke i mbushur mendjen për të mos e bërë mbret.
Vëllezërit njihen për personalitetet e ndryshme që kanë dhe madje Andrew dikur është përpjekur të mos e lejojë martesën e mbretit me Camilla-n, duke e shprehur hapur antipatinë për kunatën e tij.
Sipas tij, qëllimet e Camilla-s në familje nuk ishin fisnike dhe ajo nuk e meritonte vendin që mori sepse s’ishte mjaftueshëm aristokrate.
“Ka pasur disa periudha të errëta dhe të çuditshme kur paranojat u bënë realitet dhe e gjitha u kthye në shqetësuese. Andrew lobonte fuqishëm me shpresën që Charles të mos bëhej mbret kur e ëma të vdiste dhe që të ishte William ai që do ta merrte kurorën. Sjellja e tij ishte shumë negative dhe goxha shqetësuese për mbretëreshën e cila e kundërshtonte.”- tregon po i njëjti burim.
Tani, që realiteti është kundër tij dhe vëllai u bë mbret, ka një tjetër shqetësim. Meraku se mos e përzënë nga familja mbretërore!