PROFIL/ Avokati Florin Idrizaj, zëri i munguar në fushën e drejtësisë

Në sistemin e drejtësisë, prania e një avokati përfaqësues është jo vetëm një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, por edhe një domosdoshmëri për sigurimin e një procesi të drejtë, të paanshëm dhe të ligjshëm.

Roli i avokatit nuk kufizohet thjesht në aspektin teknik të mbrojtjes, por shtrihet në thelbin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Të mbrosh një të akuzuar nuk do të thotë të mbrosh fajin, por të garantosh që çdo individ të gjykohet mbi bazë të provave, ligjit dhe procedurës së rregullt.

Kjo është një prej shtyllave kryesore mbi të cilin ushtron veprimtarinë e tij avokati i njohur Florin Idrizaj. Me formim të lartë akademik në të drejtën penale dhe civile, por njëherësh dhe me një eksperiencë të konsoliduar në fushën gjyqësore, z.Idrizaj thotë për Albstory se një avokat i mirë duhet të sigurohet, që drejtësia të mos jetë thjesht një procedurë formale, por një proces real dhe i balancuar.

“Mbrojtja e të akuzuarit është themel i një sistemi të drejtë. Pavarësisht natyrës së akuzës apo situatës, askush nuk mund të paragjykohet pa kaluar nëpërmjet filtrit të drejtësisë. Detyra jonë është të sigurojmë që drejtësia të mos jetë një procedurë formale, por një proces real i balancuar.”-shprehet z. Idrizaj.

Studio Ligjore Idrizaj, me qendër në Tiranë, ofron përfaqësim juridik në fushën penale, civile dhe administrative. Me një qasje të matur dhe të mbështetur në etikën profesionale, studioja është e angazhuar në ofrimin e një mbrojtjeje të paanshme, të përgjegjshme dhe të bazuar në standardet më të larta të praktikës ligjore.

“Asnjë njeri nuk duhet të dënohet pa u dëgjuar. Mbrojtja ligjore nuk është privilegj, por e drejtë themelore. Avokati është ura mes qytetarit dhe drejtësisë. Një proces penal i drejtë nuk mund të ekzistojë pa praninë e një mbrojtjeje efektive. Avokati është balanca e nevojshme për të mbrojtur jo vetëm klientin, por edhe vetë integritetin e procesit. Studio Ligjore Idrizaj është një derë e hapur për qytetarët për të gjithë llojet e çështjeve. Ne garantojmë profesionalizëm, angazhim maksimal dhe mbrojtje që udhëhiqet nga parimet e së drejtës themelore të njeriut”- u shpreh avokati.

Profesioni i avokatisë në thelb mbart një mision të lartë qytetarie, që udhëhiqet nga parimi i humanizmit.

Avokati Florin Idrizaj shprehet se të mbrosh një person, në rrethanat kur gjithë e kanë braktisur apo i kanë kthyer shpinën, ky është padiskutim akti më i lartë i kurajës dhe i qytetarisë njerëzore.

“Mbrojtja e dikujt që akuzohet nuk është mbrojtje e krimit, por mbrojtje e parimit që çdo njeri ka të drejtën të dëgjohet. Të mbrosh atë që të gjithë e kanë braktisur, është akt i lartë qytetarie dhe kurajoje.”-shtoi Idrizaj.

Kush është avokat Florin Idrizaj?

Florin Idrizaj është themelues dhe drejtues i “Studio Ligjore Idrizaj”.  Zoti Idrizaj spikat me formimin e tij akademik dhe me përvojë të konsoliduar në fushën e së drejtës penale dhe civile.

Ai ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në të Drejtën Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (2013–2018), si dhe Shkollën e Avokatisë, ku në vitin 2019 ka marrë licencën për ushtrimin e profesionit.

Po ashtu ka ofruar ndihmë dytësore në Ministrinë e Drejtësisë si avokat dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale!

Më të lexuarat

U shua në moshën 89-vjeçare/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, i dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”
Truproja personale Yassine Chueko flet për mbretin e futbollit Lionel Messi
Menu