Pse fituesi i ‘Big Brother’ në Kanada, është papritur #TeamLuiz?!

LifestyleShowbiz

Këtë javë banorët e “Big Brother” morën një zarf të zi. Duke qenë se thyen rregullat e shtëpisë, duke u futur të tre në tualet, Luizi, Kristi dhe Armaldo do të jenë në nominim.

Direkt pas lajmit, Luizi tregoi se e gjithë situata u krijua qëllimisht prej tij. Pas mbylljes së prime-t, ai tha:

“Ju ftoj të gjithëve ju që na ndiqni, shkoni shikoni çfarë ka bërë ai tipi në Kanada, para disa vitesh. Bëri të njëjtën gjë si unë dhe nxori në nominim 3 vetë, 4 bashkë me veten.”

Mesa duket, këto fjalë kanë mbërritur deri tek konkurrenti për të cilin po fliste Luizi.

Mbështetësit e Luizit filluan ta ndiqnin Kevin Jacobs në Instagram, fituesin e edicionit të 11 në “Big Brother Canada”.

Ai ka postuar disa stories dhe një video në rrjete sociale ku shprehet se mbështet Luizin.

“Përshëndetje nga Kanadaja, të gjithë ndjekësve të mi të rinj. Faleminderit shumë Shqipëri, të dua. Luiz të dua. Luiz unë sapo zbulova për ty, ti ke fansat më të mirë. Ti dukesh si një gjeni, do’i përgjigjem të gjithë mesazheve së shpejti”, u shpreh Kevin. “Fituesi i Big Brother Vip Albania do të jetë luani, Luizi”, shtoi ai.

Para se të përmendej nga Luizi, Kevin kishte rreth 15 mijë ndjekës, ndërsa tani ai ka thuajse 23 mijë.

 

You May Also Like

Butrint Imeri i dërgon një mesazh Jorit brenda ‘Big Brother VIP’?
Shqipëria, një nga destinacionet më trendi në Europë në 2023
Menu