Disa futbollistë kanë dalë në fushë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës me disa maska të çuditshme që ngjasojnë me atë të muzikalit Phantom of the Opera.
Maskat janë lehtësisht të ngatërrueshme me ndonjë trend alla Balenciaga, por në fakt nuk është kështu. Ato janë pajisje mbrojtëse të teknologjisë së lartë.

JOSKO GVARDIOL I KROACISË
Maskat janë bërë nga materiale si polikarbonati dhe mbrojnë atletët që kanë pësuar lëndime në fytyrë, duke siguruar që ata të mund të luajnë pa rrezikuar dëmtime të mëtejshme.

JOSKO GVARDIOL
Disa janë printuar 3D për t’u përshtatur saktësisht me fytyrën e tyre.

SON HEUNG-MIN I KORESË SË JUGUT