Pavarësisht nga qëllimi, përgjigjja me vonesë në një bisedë mund t’i dërgojë një mesazh negativ marrësit. Kur ka një heshtje të gjatë, njerëzit mund të mendojnë se “personi tjetër nuk i ka qejf”, “po përpiqet t’i evitojë” apo se “është bezdisur”.
Ka jo vetëm një, por disa arsye se pse dikush nuk gjen mundësinë të kthejë përgjigje në moment, por më e rëndësishmja është se ndoshta ata, përmes të qëndruarit larg telefonit, po mbrojnë shëndetin e tyre mendor dhe po përqendrohen në dashurinë ndaj vetes.
Arsye të tjera shumë të zakonshme edhe të vlefshme se pse mund t’u përgjigjemi me vonesë mesazheve përfshijnë:
#1 – Shpeshherë duket sikur dita ju merr para dhe nuk gjeni një moment të qetë për të kthyer përgjigje.
#2 – Nga vrulli i ditës, punët dhe përgjegjësitë që keni, mund të ndodhë që edhe thjesht të keni harruar t’u përgjigjeni mesazheve.
#3 – Për shumë njerëz, dërgimi i mesazheve duket si një punë e përditshme dhe ndoshta ata nuk ndihen rehat të shkruajnë në një moment të caktuar.
Thënë këto, përpara se të mendojmë gjënë më të keqe sa herë nuk marrim përgjigje, mund që thjesht të mos ushtrojmë presion te askush dhe që të vazhdojmë edhe ne ditën tonë, pa ngecur pas pritjes për një përgjigje.
Burimi: Well & Good