Ka shumë arsye pse duhet të lexosh një libër. Përvoja e leximit të një historie është shumë më ndryshe se sa ajo e shikimit të një filmi.
Ka raste kur ndjehemi sikur jeta jonë ndaloi në momentin që hymë në botën e librit. Shpesh ne ‘zhytemi’ në një libër interesant duke kaluar orët si minuta.
Ajo “magjepsëje” është një nga gëzimet e shumta të leximit. Megjithatë, ka një vend nga i cili mund të mos dëshironi të filloni këtë udhëtim mendor. Ekspertët shpjegojnë se leximi i librave në shtrat mund të vështirësojë gjumin. Mendohet se duke kufizuar numrin e aktiviteteve që bëni në shtrat, do të arrini të flini më shpejt kur të vijë koha. Bëhet fjalë për trajnimin e trupit dhe mendjes për të lidhur shtratin me gjumin.
Dr. David Kennaway pajtohet se shumica e aktiviteteve interesante duhen mbajtur jashtë shtratit, duke përfshirë leximin.
Kjo nuk do të thotë se leximi nuk mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për gjumë. Librat na ndihmojnë të largojmë vëmendjen nga stresi i përditshëm.
Leximi para gjumit përmirëson cilësinë e gjumit, i cili nga ana tjetër mund të reduktojë hormonet e stresit, të rrisë disponimin, të përmirësojë aftësitë njohëse dhe vendimmarrjen dhe të konsolidojë kujtimet.