Ju mund ta keni vërejtur, ndoshta gjatë kohës sa keni pritur në kufi apo aeroport, se ky dokument zakonisht është vetëm në disa ngjyra të caktuara.
Në përgjithësi, pasaportat janë vetëm të zeza, të gjelbra, të kaltra apo të kuqe, sipas Hrant Boghossian, zëvendëspresidenti i kompanisë Arton Capital, që drejton një databazë të pasaportave të botës. (Grumbullon të dhëna për pasaportat e të gjitha vendeve).
Ai thotë se mund të ketë arsye të ndryshme se pse shtetet përdorin një ngjyrë të caktuar. Për shembull, vendet e Bashkimit Europian kanë pasaporta të kuqe bojëgjaku, kurse ishujt Karaibe kanë pasaportë të kaltër.
Mund të ketë arsye gjeografike e politike për përdorimin e një ngjyre të caktuar.
Për disa vende, ngjyra e pasaportës mund të lidhet me besimin. “Shumica e vendeve myslimane e përdorin ngjyrën e gjelbër në pasaportë, për shkak të rëndësisë që ka kjo ngjyrë për religjionin e tyre”, thotë Boghossian.
Vende të tjera, kërkojnë ngjyrën që reflekton në karakterin e tyre individual dhe identitetin.
“Pasaportat zvicerane janë të kuqe”, thotë Boghossian. “Turqia e ka ndërruar ngjyrën e pasaportës në të kuqe prej gjaku, me shpresën se do t’i bashkohen BE-së”, thotë ai.