Pse Robert Berisha i dhuroi Nora Istrefit unazë me diamant?

Në një ribashkim të bukur mes ish-ave, Nora Istrefit dhe Robert Berishës, në emisionin e këtij të fundit, “Robi plaket kur don vet”, ndodhi një moment emocionues.

Gjatë intervistës, Roberti nxjerr një kuti unaze dhe ndonëse nga promo-ja prezantuese ky moment u duk thjesht si një provokim për publikun, duke marrë parasysh historinë mes tyre, arsyeja e dhurimit të unazës ishte në fakt mjaft e bukur:

“Kam një dhuratë për Norën, për të cilën kam kursyer gjatë për ta blerë, është një unazë me diamantë. Kisha qejf që kur Reneeja jonë të bëhet 18 vjeç [ta marrë]. Këtë e mban ti derisa Renee të bëjë 18 vjeç.”

Nora, e cila e pranoi dhuratën për vajzën e tyre me buzëqeshje dhe provoi unazat në gishtin e saj, ia ktheu:

“Ka për t’u gëzuar Renne për këto unaza shumë të bukura. Dhe unë po ia përdor pak,” duke shtuar me shaka.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund historisë së tyre 14-vjeçare të dashurisë në vitin 2019. Lajmin asokohe e konfirmoi vetë Roberti mes një postimi në Instagram, pas shumë aludimesh nga portalet. Dyshja kanë një vajzë të vogël 10 vjeç së bashku, të quajtur Renee.

Më të lexuarat

Gjërat që prindërit e zgjuar bëjnë për të mos u bërë “armiku” i adoleshentit të tyre
A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?
Menu