Shkencëtarët kanë njoftuar kohët e fundit se të dhënat e reja satelitore mbështesin idenë se kontinenti afrikan po ndahet në dysh falë lëvizjes tektonike dhe se kjo ndarje do të krijojë një oqean të ri.
Në Afrikën Lindore, veçanërisht në rajonin Afar të Etiopisë, klima e nxehtë po bën që pllakat tektonike të largohen nga njëra-tjetra. Ky rajon shtrihet mbi tre pllaka tektonike, përkatësisht pllakën nubiane, somaleze dhe atë arabe.
Të çara po ndodhin përgjatë të gjithë zonës ku parashikohet të bëhet ndarja e kontinentit afrikan.
Sipas Christopher Moore, një student doktorature në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka përdorur në mënyrë specifike radarin satelitor për të monitoruar aktivitetin vullkanik, “kjo zonë e Afrikës është i vetmi vend në Tokë ku mund të studiohet se si çarja kontinentale bëhet një çarje oqeanike”.
Pra, i vetmi vend në planet ku një kontinent mund të ndahet në dysh.
Sipas Moore, Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq do të vërshojnë mbi rajonin Afar dhe në Luginën Rift të Afrikës Lindore dhe do të bëhen një oqean i ri.
Megjithatë, edhe pse oqeane të tilla janë formuar në të kaluarën, ato zakonisht kërkojnë miliona vjet për të zhvilluar madhësinë dhe karakteristikat e një oqeani të plotë.
Nëse ka ndonjë ndryshim në këtë drejtim, atëherë ky do të jetë një zhvillim i rëndësishëm në fushën e gjeologjisë dhe geofizikës.
Burimi: The African Channel, NBC News, Euronews.al