Pse viti 1967 cilësohet si më paranormali në histori?

LifestylePolitical

Kur të shohim se çka ka ndodhur krejt në këtë vit, na vjen që të lutemi që ai kurrë të mos përsëritet.

Mothmani

Numri i njerëzve nga Point Pleasant, Virxhinia Perëndimore, që thoshin se kishin parë krijesën e quajtur mothman, me sy të kuq të frikshëm, arriti kulmin në vitin 1967. Po ashtu, njerëzit raportuan një numër më të madh të UFO-ve që i kishin parë në qiell. Ka njerëz që mendojnë se rrëzimi i “Urës së argjendtë” në dhjetor të vitit 1967 kishte disi lidhje me paraqitjen e mothmanit.

Dreqi nga Xhersi

Lindalou Dunphy kishte deklaruar se një krijesë më e gjatë se tri metra i kishte dalë përpara veturës në vitin 1967, derisa ajo me të ëmën ishin duke udhëtuar për në Qarkun Oshën.

Pamja masive e UFO-ve në Indiana

Ngjarja që ndodhi më 3 janar të vitit 1967 në Riçmond të Indianës, paraqiti fillimin e pamjes së UFO-ve në këtë shtet të SHBA-së. Në orën 2:00 të natës, një objekt me formë të kërpudhës së kthyer mbrapshtë ishte parë duke qëndruar pezull mbi një veturë për 10-15 minuta. Shoferi i veturës në fjalë pa se nuk mund ta shpejtonte më shumë veturën, përnjëherë ajo nuk merrte gaz. Më pas, po në janar të këtij viti, policia komunale, ajo e qytetit dhe e shtetit ishin dërguar në një zonë në perëndim të Galesburgut, Illinoi, pas raportimeve se ishte parë një UFO më e madhe se një rimorkio, me drita të kaltra dhe me një gyp përmbi. Këtë vit pati edhe shumë pohime të njerëzve, që ankoheshin se ishin rrëmbyer nga alienët.

Vdekjet bizare në vitin 1967

Kur të analizohet ky vit, shihet se gjatë tij pati shumë vdekje bizare. Në “Tomorroëland” të “Disneyland”-it një adoleshent kishte tentuar që të kërcente nga një veturë në tjetrën, me ç’rast ishte tërhequr zvarrë dhe kishte vdekur. Shpirti i tij edhe sot e kësaj dite shihet herë pas here.

Këtë vit vdiqën edhe shumë të famshëm, si: Edëard Hopper, Rene Magritte, J. Robert Oppenheimer, Che Guevara, Otis Redding, Langston Hughes, Jane Mansfield, Jack Ruby, Carson McCullers, Gregory Pincus, Claude Rains, Brian Epstein, Spencer Tracy, Billy Strayhorn, Carl Sandburg, Dorothy Parker, Francis Ouimet, Joe Orton, Paul Muni, Vivien Leigh, Henry Leigh, Henry J. Kaiser, Ëoody Guthrie, John Nance Garner, John Coltrane, Tommy Lucchese, Laërence Beesley, Gus Grissom, Ëolfgang Kohler, Ciro Alegria, Henry Allen, Henry R. Luce, Basil Rathbone, Jean Toomer, Rex Steëart.

Fatkeqësitë

Ja disa nga fatkeqësitë më të mëdha që ndodhën gjatë vitit 1967

Shpërtheu anija kozmike “Apollo 1” me ç’rast vdiqën 3 pjesëtarë të ekuipazhit gjatë një lansimi provë. Stuhia e njohur me emrin Stuhia e Çikagos, në vitin 1967 goditi qytetin e Nju-Jorkut dhe Distrikti i Kolumbisë. Uragani Beulah shkaktoi 115 tornado në Teksas, me ç’rast vdiqën 688 njerëz.

Pse viti 1967 ishte kaq vit kaotik?

Gjatë vitit 1967 u vërejtën shumë shpërthime në Diell, gjë që rezultoi me rritje të aktivitetit gjeo-magnetik në Tokë. SI pasojë e kësaj, ky vit u bë viti rekord për aktivitete dhe dukuri paranormale. Mendohet se këto fenomene ndikojnë edhe në trurin e njeriut. Stuhitë gjeomagnetike mund ta çrregullojnë sistemin limbik dhe të veprojnë në lobet parietale dhe temporale të trurit, të cilat lidhen me aktivitetin “poltergeist” dhe me fenomenet e tjera të ngjashme. A thua stuhitë gjeomagnetike na e zgjojnë një shqisë të fjetur, të gjashtë, të cilën e kemi, por nuk e përdorim shpesh.

Tags: , , ,

You May Also Like

Nesër me sytë nga qielli, eklipsi diellor dhuron spektakël
Horoskopi i ditës së martë, 25 tetor 2022
Menu