Qëlloi të vëllanë me armë/ Sherri për pronat, 50 vjeçari ndryshon dëshminë: Isha i dehur

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për ngjarjen e një nate më parë në Divjakë ku një 50 vjeçar qëlloi me armë gjahu në ajër. Shpëtim Konja tashmë i arrestuar u përfshi në një konflikt verbal me Astrit Godancin, sipas policisë, për motive të dobëta.

Burime nga komisariati i Divjakës bënë të ditur se Konja ishte i dehur kur nisi konfliktin. Po këto burime thanë se Konja dhe Godanci kanë qënë shokë të ngushtë. Por mbrëmjen e së martës ata kana sharë dhe fyer njëri tjetrin deri në përdorimin e armës nga ana e 50 vjeçarit Konja.

Për shuarjen e konfliktit ka ndërhyrë vëllai i 50 vjecarit zarif konja por shpëtimi nuk është ndalur duke e goditur me grusha. Më pas ai ka nxjerrë armën e gjahut që kishte në makinë, ka shtënë disa herë në ajër dhe drejt automjetit të shokut të tij, astritit. Pas kësaj Zarif Konja dhe Astrit Godanci u larguan duke lajmëruar policinë. Kjo e fundit mori dëshminë e 50 vjeçarit i cili në gjëndje të dehur tha se e kishte sulmuar vëllai dhe shoku i tij.

Më të lexuarat

Norvegjia planifikon të ndërtojë tunelin më të gjatë nënujor në botë
Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit
Menu