Qetësim dhe ndjesi: Ja çfarë sjell sezoni i Gaforres

HoroscopeLifestyleShowbiz

Sezoni i Binjakëve erdhi, iku me nxitim, na bëri më socialë dhe na dha shumë energji dhe tanimë, që jemi në kohën e Gaforres, është koha për qetësim dhe relaks. Sezoni i ri të freskon dhe të ndihmon që të kesh një qasje më pozitive.

Jo vetëm kaq, por edhe në sektorin e ndjesive, pasi do të të nxisë shumë që të shprehësh ndjesitë dhe të forcosh anën tënde emocionale. Shenjat që do të lulëzojnë gjatë këtij sezoni do të jenë: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit, ndërsa ato që do të përballen me ca sfida do të jenë: Dashi, Peshorja dhe Bricjapi.

Duke qenë se figura e Gaforres lidhet me atë të “nënës” së horoskopit (pavarësisë gjinisë), i vjen natyrshëm që të kujdeset për këdo, ndaj ky muaj do të të ofrojë energji të reja dhe shumë dashuri karshi të tjerëve. Pra, nëse e gjen veten duke u treguar më i/e dashur se zakonisht me të tjerët, po ndikohesh nga ndjeshmëria e Gaforres.

Meqë ra fjala te ndjeshmëria, do të arrish të krijosh marrëdhënie më domethënëse me miqtë, partnerin/en, familjarët dhe me të afërmit e tu.

Gaforrja, shenja më emocionale drejtohet nga Hëna dhe ashtu siç Hëna ndryshon, edhe emocionet e shenjës janë dinamike. Kështu që, gjatë kësaj periudhe mund të përjetosh ndryshime të shumta humori, ndaj ne të sugjerojmë që sapo të kesh momente trishtimi, të hysh në guaskën tënde dhe të qëndrosh larg nga drama.

Do të kesh mjaftueshëm kohë të reagosh dhe të zgjidhësh problemet, thjesht intesiteti i tanishëm nuk është në favorin tënd.

Sezoni i Gaforres të rikthen te ndjesitë e tua, te rrënjët dhe familja, të lidh me njerëzit dhe me personat që kanë lënë gjurmë në jetën tënde. Merre me qetësi dhe rikarikohu, pasi festa fillon me sezonin e Luanit!

Tags:

You May Also Like

Vetëm ankohen, 3 shenjat e Horoskopit me të cilat nuk duhet të shkoni me pushime
Këto 3 shenja nuk do ta kenë jetën aq të lehtë në sezonin e Gaforres
Menu