Nuk do të ketë asnjë hap pas në fushën e drejtësisë në Shqipëri, për sa kohë vendi do të qeveriset nga Partia Socialiste.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në qytetin e Shkodrës.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh i bindur në fitore e zgjedhjeve më 11 maj.
“Më 11 maj fiton PS. Sa të jem unë këtu dhe PS forcë e vetme në qeveri nuk ka për të pasur hap pas me drejtësinë”, theksoi ai.