Regjisorja Eglantina Tuka sjell filmin “Ftesa”- Apeli i fortë për shoqërinë

Albanian StoryLifestyle

Fenomeni I bullizmit është një nga problemet me të cilat përballet shoqëria ditët e sotme. Ky fenomen, i cili nuk është i izoluar vazhdon të jetë prezent në shkollat tona dhe “viktimë” e kësaj sjelljeje janë fëmijët.

Ata duhet të mbrohen dhe mbrojtja vjen nga mesazhet që ne pëcjellim kundër bullizmit. Regjisorja dhe skenaristja e njohur Eglantina Tuka me mjeshtërinë dhe kujdesin e saj të vecantë ka goditur këtë plagë të hershme permes krijimtarisë artistike.

“Ftesa” është një film, i cili pasqyron historinë e Alexit, një djalë i ri dhe shembullor që përballet me sfidat e bullizmit në shkollën e re. Me mbështetje të pakushtëzuar nga familja, Alex gjen forcën për të përballuar çdo pengesë. Si do të arrijë ai të ndryshojë mendimin e shokëve të tij dhe të krijojë një atmosferë të re në klasë? Si një akt i thjeshtë mund të sjellë një ndryshim të madh.

Filmi është mirëpritur nga publiku, i cili ka mbushur sallën e kinemasë që nga premiera e tij e parë. Ky prodhim kinematografik fton shoqërinë të dënojë sjelljet bullizuese dhe të krijojë një klimë mikpritëse, të dashur dhe të qetë për të gjithë. Filmi vazhdon të jepet dhe të mirëpresë të gjithë qytetarët pa dallim.

“Ftesa” shfaqet çdo fundjavë në orën 10:00 në kinemanë “Maks Velo” në Laprakë, deri më 21 nëntor, në kuadër të Ditës Kombëtare Kundër Bullizimit. Albstory i uron suksese stafit për këtë prodhim goditës me shumë vlera për shoqërinë tonë.

Tags: , , , ,

You May Also Like

Parashqevi Simaku një emblemë e artit dhe këngës shqiptare, endet rrugëve të Amerikës
Modelja nga Kosova “shpërthen” në rrjetet sociale: S’ka popull më negativ se shqiptarët
Menu