Pak ditë më parë, Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e tij me partneren e re, fotografen Blerta Celibashi. Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia, u shfaq së fundmi në rrjetet sociale, duke ndarë një foto ku duket në formë të shkëlqyer, pas divorcit që ndodhi disa muaj më parë.
Elia publikoi në Instagram një foto ku shfaqej me një fustan të kuq, në super formë, dhe natyrisht që ndjekësit nuk kursyen komentet pozitive për të. Aktorja duket se është ringritur fuqishëm pas divorcit, duke reflektuar vetëbesim dhe energji pozitive në paraqitjet e saj publike.
Nga ana tjetër, Princ Leka zyrtarizoi lidhjen me Blerta Celibashi gjatë një feste në SHBA, disa muaj pasi lidhja e tyre u bë publike. Në atë periudhë, 42-vjeçari ende ishte i martuar me Elia Zaharian dhe ndarja e çiftit nuk ishte bërë zyrtare për publikun. Në fotot e publikuara, Princ Leka dhe Blerta shfaqen të kapur për dore dhe të buzëqeshur para kamerës, duke treguar hapur lidhjen e tyre.
Ceremonia luksoze e zyrtarizimit të lidhjes u mbajt në prani të mbi 20 familjeve mbretërore nga e gjithë bota.