Tiranë – Qarkullimi rrugor në kryeqytet ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe pasdites. Sipas të dhënave nga autoritetet vendore, zonat më problematike mbeten rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Ekspertët e transportit theksojnë se shtimi i automjeteve dhe mungesa e alternativave efikase të transportit publik janë ndër arsyet kryesore të kësaj situate.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar masa të reja për përmirësimin e qarkullimit, duke përfshirë optimizimin e semaforëve dhe nxitjen e përdorimit të biçikletave./ALBSTORY








