Sa duhet të zgjasë një përqafim që të shpëtojë marrëdhënien tuaj

Lifestyle

Karakteristika numër një e marrëdhënieve të suksesshme është intimiteti. Ju ose e keni këtë që në fillim, ose e ndërtoni, ekziston, për shembull, rregulli i puthjes prej gjashtë sekondash, i cili ju afron më shumë. Tani, ne po ju themi se përqafimet janë edhe më të rëndësishme.

Pra, sa kohë duhet të përqafoni partnerin tuaj?

Bëhuni gati, sepse gjërat janë serioze. Sipas Psychology Today, një përqafim 20 sekonda mund të shpëtojë marrëdhënien tuaj. Jo vetëm që krijon një lidhje të veçantë mes çiftit, por përmirëson edhe disponimin tuaj, pasi prodhohet oksitocina mund ta njihni edhe si “hormoni i dashurisë”, që rrit edhe dëshirën seksuale.

Kur përqafoni një person dhe i jepni pak më shumë në fund, nuk po tregoni vetëm se e doni atë. Ky shtrëngim prek menjëherë sistemin nervor dhe, konkretisht, pjesën që kontrollon rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Si rezultat, ju ndiheni të relaksuar, ndiheni më rehat dhe të sigurt dhe afroheni më shumë me personin tuaj.

Nëse dëshironi të përjetoni të gjitha aspektet pozitive të përqafimit prej 20 sekondash, por nuk keni me kë ta ndani atë, gjithçka që duhet të bëni është të përqafoni veten, mos qeshni fare. Mbështillni krahët rreth vetes dhe do të shihni se gjithçka do të jetë më mirë, nivelet e serotoninës do të rriten, ndërsa niveli i kortizolit do të bjerë.

You May Also Like

Zakoni i përditshëm që mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit
5 veprime që të bëjnë ty personin me më shumë vetëbesim
Menu