Nëse ju ka rastisur të shihni emoji-t dhe mesazhet që njerëzit u dërgojnë personazheve të preferuara brenda shtëpisë së “Big Brother”, me siguri mund të keni pyetur se sa kushtojnë këto mesazhe.
Një gotë verë kushton 10 euro. Nëse dërgon një zemër, duhet të paguash 20 euro. Shishja e shampanjës ka çmimin 50 euro.
Kurora dhe luani janë dy emoji-t më të shtrenjtë, përkatësisht 100 dhe 199 euro.
Pavarësisht çmimit, jo të gjitha mesazhet lexohen, sqaron “Big Brother”, ndërsa mesazhet që përmendin informacione nga jashtë ose detaje që ndikojnë në lojë, redaktohen ose nuk shfaqen.