Sabiani zbuloi gjininë e bebit të Fifit, por a bëri mirë?

LifestyleShowbiz

Sot, Sabiani, brenda “BBVA” tha se Fifi është 7-muajshe shtatzënë dhe në pritje të një djali, duke dhënë kështu edhe detaje që as vetë Fifi nuk i ka ndarë me publikun dhe fansat e saj.

Sabiani e bëri me dije lajmin vetë, para mikeshës së tij, por a bëri mirë?
Sipas nesh jo, sepse:

Ka një (ose disa) arsye pse Fifi nuk e ka ndarë me njerëzit gjininë e bebit dhe kjo është totalisht private dhe personale.

Shumë prindër zgjedhin ta bëjnë këtë, për arsye të ndryshme, të cilat u përkasin atyre.

Është një vendim që i takonte Fifit dhe partnerit të saj dhe aspak Sabianit apo kujtdo tjetër.

Fifi ka një marrëdhënie të çlirët me ndjekësit e saj dhe shpeshherë, të drejtpërdrejtë dhe nëse do të donte ta ndante me publikun lajmin, do ta bënte vetë ajo, ose partneri.

Fifi e ka kërkuar disa herë tanimë që në shtatzëninë e saj ta lënë të qetë, që të shijojë çdo moment nga pritja e ëmbël, por vendimi i Sabianit për ta zbuluar gjininë e bebit, ndoshta i përkeqëson gjërat dhe nxit që sërish, Fifi të bëhet lajm.

Familja ka nevojë për privatësi dhe jo për strese të jashtme, të nxitura nga qindra komente dhe reagime.

Ekziston mundësia që Fifi t’ia ketë thënë Sabianit me mirëbesim dhe papritur, e morëm vesh të gjithë.

You May Also Like

Një listë me ide takimesh romantike
Egjipt, brenda piramidës së Keopsit zbulohet një kalim i ri sekret
Menu