Luizi është një Gaforre e cila ka si cilësi primare: manipulimin e situatave, ndjeshmërinë dhe sensin e humorit. Ashendeti i tij, Ujori ka si karakteristika: inovacionin, largpamësinë, zgjuarsinë. Bukur deri këtu!
Çfarë ndodh kur këto shenja bëhen bashkë?
Sipas mitologjise greke, është një kombinim perfekt i Hënës dhe Uranit. Hëna përfaqësohet denjësisht nga Artemisi dhe Urani është zoti i qiellit, i ati i Titanëve. Pra, që këtu e kuptojmë që kemi të bëjmë me një dyshe të plotfuqishme!
Ne e kemi parë Luizin që shpesh e thotë që po u largua nga Kiara, nuk ka më kthim pas. Në fakt, sipas horoskopit, është disi e vërtetë dhe kjo falë prezencës së Ujorit. Ashendenti e ndihmon Gaforren që të balancojë ndjesitë, sepse Gaforrja njihet si një shenjë që përjeton shumë emocione dhe shpeshherë, mërzitet me të tjerët, sepse nuk i kuptojnë këto emocione.
Kur bashkohet me Ujorin, arrin të shkëputet pak nga kjo vorbull ndjenjash dhe të reflektojë. Domethënë, Luizi muuund të arrijë në një pikë ku mund të shfaqet edhe i ftohtë dhe i palexueshëm përballë Kiarës.
Nga ana tjetër, Ujori e bën Gaforren më të shoqërueshme dhe në fakt, Luizi di të depërtojë kudo dhe ta gjejë gjuhën, (për keq apo për mirë) me këdo!
Ujori gjithashtu bën të mundur që Gaforrja të arrijë qëllimet, ëndrrat dhe të mos ketë limite në realizimin e tyre.
Le të flasim për intuitën! Vetë Ujori ka super intuitë, është i paparë për të vënë re çdo ndodhi përreth. Nuk ka asgjë që i shpëton radarit të një Ujori, por edhe Gaforrja që “lexon” ndryshimin e energjisë është sërish super intiutive dhe ndaj Luizi i bie lapsit dhe gjen sekretet e produksionit dhe jo vetëm. 😉
Por, dyshja Gaforre – Ujor shfaqet edhe në pamjen e jashtme:
Personi mund të jetë i gjatë dhe me sy blu ose jeshilë. Po, e dimë që ju erdhën në mendje sytë e Luizit.
Gjithashtu, një veçori tjetër është: Dashuria për ushqimin! Zakonisht, njerëzit që kanë këtë kombinim qiellor janë shumë të dhënë pas ushqimit dhe gatuajnë shumë mirë, si gatuan Luizi për veten dhe për Kiarën.
Për sa i përket dashurisë, njerëzit që kanë këtë kombinim, vdesin për vëmendje dhe duan që t’i bëjnë mirë njerëzit që kanë përreth. Zakonisht, duan të rrinë me persona që tërheqin vëmendje dhe kthejnë koka, në mënyrë që sytë të drejtohen edhe tek ta.
Gaforret me ashendentë Ujor duan një partner që i adhuron fëmijët, por në shumicën e rasteve, duan që të bëhen prindër në një moshë të vonë (Ujori jo gjithnjë i ka prioritet fëmijët).
Ja pra, e gjetëm pse Luizi është “gatuar” kështu! Shpresojmë të zgjohemi sërish me ide të tilla, që të gjejmë ashendetin e Maestros, Oltës, Kristit e të gjithëve me radhë.
Disa Gaforre të tjera me ashendent Ujor? Khloe Kardashian, Angela Merkel, Lionel Messi, Tobey Maguire, Solange Knowles.