Sheqeri dhe shëndeti: 5 zbulime të reja befasuese nga neuroshkenca!

Lifestyle

Sheqeri mund të konsiderohet njëkohësisht si kënaqësia dhe helmi. Kjo substancë filloi ta pushtonte civilizimin perëndimor në shekullin e 18-të.

Hulumtime të reja neuroshkencore kanë zbuluar se si dhe pse këto kokrriza të imëta kanë kaq fuqi në jetat tona. Ja 5 gjetjet më interesante:

#1 – Dëshira juaj për të ëmbla është zhvilluar (përvojë, ekspozim) në vend që jetë gjenetike

Në një studim gjatë muajit mars 2023 të botuar në Cell Metabolism2, me të rritur me pesha normale që konsumonin përkatësisht shumë dhe pak sheqer – të ndarë në dy grupe – u vu re se njerëzit në grupin e atyre që konsumonin shumë sheqer kishin një rritje të theksuar në përgjigjen e dopaminës dhe një rënie të theksuar dëshire për opsione me më pak sheqer/yndyrë.

Çfarë do të thotë kjo? Trupi mund të mësohet shpejt me sheqerin. Me vetëm disa javë ekspozim të rregullt ndaj ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, truri i pjesëmarrësve në këtë studim u riorganizua për t’i parë këto ushqime si më të këndshmet e më të pëlqyerat.

#2 – Toleranca ndaj sheqerit është e vërtetë

A keni konsumuar ndonjëherë të ëmbla aq sa jeni ndjerë të sëmurë? Ideja është se sa më shumë sheqer të hamë, aq më tolerantë ndaj ëmbëlsirave bëhemi.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se shijet e tyre janë dinamike dhe sa më shumë të ekspozohemi ndaj një shijeje të caktuar, aq më shumë ajo do të ndryshojë.

Për shembull, ajo që dikur mund t’ju dukej *tepër e ëmbël*, tani nuk ju bën më përshtypje.

#3 – Ne e duam sheqerin edhe nëse nuk mund ta shijojmë

Nëna Natyrë është shumë e zgjuar për t’u mashtruar nga ëmbëlsuesit artificialë. Ajo e di se si të zbulojë sheqerin e vërtetë. Në fakt, ajo ju dha jo një, por dy sisteme për t’u siguruar. Sistemi i parë është pikërisht goja jonë: Aftësia për të zbuluar shijet e ëmbla është programuar pikërisht aty.

Megjithatë, shumica e njerëzve nuk dinë për sistemin e dytë. Përtej vetëdijes sonë të ndërgjegjshme, ne zotërojmë një rrugë ndërmjetëse që lidh sistemin e tretjes me trurin, i cili stimulohet më fort nga sheqeri se sa nga ëmbëlsuesit artificialë pa kalori.

#4 – Sheqeri është një biberon për mendjen

Një nga arsyet më të zakonshme që nxit dëshirën tonë për sheqer është efekti i shpejtë qetësues që ka në emocionet tona.

Ushqimet me sheqer na qetësojnë në dy mënyra: nëpërmjet vetive hedonike të ushqimit (përjetojmë një kënaqësi në tru), si dhe duke ndryshuar funksionin metabolik dhe neurohormonal (për shembull, duke ulur nivelet e kortizolit dhe duke rregulluar “hormonet e lumturisë” si serotonina). Në kombinim, këto efekte e bëjnë sheqerin një zgjidhje të shpejtë për stresin, duke çuar kështu edhe në konsum mbi normë.

5. Sheqeri kënaq shqisat, por zbeh funksionin e trurit

Megjithëse ekspertët e shëndetit na paralajmërojnë për konsumin e sheqerit për shkak të problemeve si diabeti dhe obeziteti, ndoshta dëmi më shqetësues që lidhet me sheqerin është efekti i tij në funksionin e trurit.

Sheqeri duket se ndërhyn në funksionin e shëndetshëm të trurit në të paktën dy mënyra.

Së pari, disa eksperimente laboratorike tregojnë se sheqeri ndikon negativisht në gjenet që rregullojnë hipokampusin – një zonë e trurit kritike për kujtesën dhe të mësuarit.

Së dyti, konsumi i tepërt i sheqerit shkakton ndryshime në mikrobiomën e zorrëve (bakteret që jetojnë brenda stomakut dhe zorrëve) që gjithashtu prishin hipokampusin.

Ky hulumtim mbështet gjithashtu idenë se ka një lidhje të mundshme shkakësore midis dietave me sheqer të lartë dhe demencës, qasje që po mbështetet nga gjithnjë e më shumë shkencëtarë.

You May Also Like

Ca rrengje që mund t’i bësh personit të zemrës për “Ditën e Gënjeshtrave”
Sipas Harvard, s’duhet ta pyesim më ‘Si je?’ kur takojmë dikë: Atëherë ç’duhet të themi?
Menu