Shkencëtarët zbulojnë sekretin e gjumit: Pse gratë duhet të flenë më shumë se burrat…

Një studim i ri ka zbuluar diçka që mund t’ju befasojë: gratë kanë nevojë për më shumë gjumë sesa burrat, dhe arsyeja fshihet te aktiviteti i tyre më intensiv mendor gjatë ditës. Shkencëtarët tregojnë se truri i grave punon më shumë gjatë përditshmërisë, përballë detyrave të shumta, menaxhimit të punës, familjes dhe multitaskeve të tjera, duke kërkuar më shumë kohë për t’u rikuperuar gjatë natës.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e gjumit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin. Jo vetëm që ndikon në përqendrimin dhe humorin, por mund të rrisë rrezikun për probleme fizike dhe psikologjike. Gjumë i mjaftueshëm ndihmon trupin dhe trurin të funksionojnë në mënyrë optimale, duke përmirësuar kujtesën, kreativitetin dhe vendimmarrjen.

Por ky nuk është vetëm një këshillë e zakonshme rezultatet tregojnë se gratë që nuk flenë sa duhet përballen më shumë me lodhje, stres dhe probleme të fokusit gjatë ditës. Kjo do të thotë se pushimi i mjaftueshëm nuk është luks, por një nevojë biologjike për të funksionuar në maksimum.

Nëse mendoni se gjumi është thjesht një moment qetësie, studimi i fundit tregon se është një domosdoshmëri për trurin e grave, i cili punon më shumë dhe kërkon rigjenerim shtesë. Pra, mos e nënvlerësoni kurrë rëndësinë e një nate të mirë gjumi veçanërisht për gratë që duan të jenë në nivelin më të lartë gjatë ditës.

Më të lexuarat

“Përndjekja e Adelinës” – Një roman që sfidon kufijtë e romancës tradicionale
Shkenca tregon: Lidhja e miqve të ngushtë është më e fuqishme sesa mendojnë
Menu