Shqipëria do të nisë trasaksionet në sistemin europian të pagesave në 7 tetor.
Në një moment që ka mbetur më pak se një muaj nga perfshirja e vendit në Sepa, guvernatori Sejko tha se vetëm gjatë vitit të parë të anëtarësimit, bizneset dhe qytetarët shqiptarë do të kursejnë rreth 20 milionë euro, si rezultat i uljes së komisioneve bankare.








