Shqiptarët, në vend të dytë pas Zvicrës: Ç’do të thotë të vetë-ndihesh mirë?

Lifestyle

Nëse ka një statistikë që mund t’ju surprizojë sot, është pikërisht kjo: Shqiptarët renditen në vend të dytë në Europë, pas Zvicrës, si njerëz që perceptojnë se ndihen mirë me shëndet.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gati 83% e shtetasve shqiptarë mbi 16 vjeç deklarojnë se vetë-perceptojnë se janë mirë ose shumë mirë me shëndet, nga 69% që është mesatarja europiane. Për meshkujt, ky perceptim është më i lartë se për femrat.

Në rajon, më keq ndihen serbët, ndjekur nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Të dhënat për Kosovën nuk janë paraqitur.

Një shpjegim i mundshëm i të dhënave, të cilat i referohen vitit 2020, mund të lidhen edhe me moshën e popullsisë. Për shembull, Serbia ka popullsinë me moshën më të vjetër, ndërsa në Shqipëri vendi ka një popullsi relativisht më të re në moshë.

Vendi ynë ka popullsinë e katërt më të re në Europë, me rreth 38 vjeç, pas Kosovës (30.5 vjeç- viti 2020), Turqisë (32.8) dhe Islandës (36.7).

Në këtë kontekst: Çfarë do të thotë të vetë-ndihesh mirë?

Studimi i referohet një perceptimi rreth shëndetit në përgjithësi. Sipas Eurostat, ky perceptim u referohet bindjeve dhe deklaratave personale të një individi në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Është një term subjektiv, por një tregues i fortë që pasqyron gjendjen e mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të një individi.

Mënyra se si njerëzit e perceptojnë shëndetin e tyre ndikohet nga një sërë faktorësh kompleksë, ndër të tjera kushtet mjedisore, kulturore dhe socio-ekonomike. Nuk është për t’u habitur, se sa më shumë të rriteni, aq më i ulët është perceptimi i të qenit me shëndet të mirë.

Tags: , , ,

You May Also Like

Kështu ia paskërkan shënuar emrat në telefon njëri-tjetrit Meghan dhe Harry
Historia si në përralla, kush është gruaja që u kthye nga e varfër në bizneswomen
Menu