Dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim, kanë përplasur një makinë policie duke lënduar dy efektivë.
Sipas policisë, ata po qarkullonin me një automjet të vjedhur dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur makinën e Policisë.
Pas dy orësh ndjekjeje, autorët që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë prangosur.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.