“Sot 78 vjeç! Në pranverën time të re politike”, Berisha feston ditëlindjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 78-vjetorin e lindjes dhe urimin e parë publik e mori nga Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan: Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!

Urimi i Metës për Berishën përforcon edhe më shumë fjalët se dy kryetarët e partive do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale të 2023-it.

Sakaq edhe vetë Berisha ka uruar veten në Facebook, duke falenderuar familjen dhe gjithë mbështetësit e tij.

Krahas fotos me bashkëshorten, Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike shkruan:

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb”

Më të lexuarat

Dalin në ankand tre Ferrarit e “kokës” së drogës në Kolumbi
3 shenjat e Horoskopit që shpenzojnë pa u menduar
Menu