Studimi: 1 miliard të rinj rrezikojnë të humbin dëgjimin

Lifestyle

Një studim i ri ka treguar se më shumë se 1 miliard njerëz janë në rrezik për humbjen e dëgjimit për shkak të përdorimit të kufjeve dhe pjesëmarrjes në vende me muzikë me zë të lartë. Disa studiues vlerësojnë se 24% e 12-34-vjeçarëve po dëgjojnë muzikë në telefona në një “nivel të pasigurt”.

Gjetjet u botuan në revistën BMJ Global Health. Ata u bënë thirrje qeverive që të zbatojnë “urgjentisht” politikat e dëgjimit të sigurt. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se më shumë se 430 milionë njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën aktualisht kanë probleme me dëgjimin.

Sipas autores kryesore të studimit Lauren Dillard, ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh. Nëse vazhdon për një kohë të gjatë, ato mund të dëmtohen përgjithmonë, duke rezultuar në humbje dëgjimi.

“Praktikat e pasigurta të dëgjimit janë shumë të përhapura në mbarë botën dhe mund të vendosin mbi 1 miliard të rinj në rrezik të humbjes së dëgjimit. Këto gjetje theksojnë nevojën urgjente për të zbatuar politika të dëgjimit të sigurt në mënyrë që të promovohet parandalimi i humbjes së dëgjimit.”, thanë studiuesit.

Tags:

You May Also Like

Pse na vijnë gjithmonë ide të mira kur jemi duke bërë dush
A keni menduar ndonjëherë pse nuk ka dritare në supermarkete?
Menu