Jo pak emra po përfliten se do të bëhen pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Emri i radhës është një nga më të njohurit dikur, kur “Big Brother” kishte si konkurrentë njerëz të panjohur.
Nëpër disa portale, po shkruhet se Bjordi Mezini do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”. Kjo nuk do të ishte çudi, nisur nga fakti se ka ndodhur më parë që ish-banorë të “Big Brother” (si Meridian Ramçaj), janë futur sërish në reality show, këtë herë në formatin VIP.
Anabel.al iu drejtua Bjordit për vërtetësinë e këtyre thashethemeve, por nuk morëm një përgjigje.
Bjordi ishte një nga emrat më të përfolur të “Big Brother 2”, sigurisht ndikuar edhe nga historia e dashurisë që pati me Adelajda Xhamanin, e cila për fat të keq ndërroi jetë në vitin 2017 si pasojë e një ataku kardiak (asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes). Raporti i tyre konsiderohet edhe sot si historia më e famshme e dashurisë në historinë e “Big Brother”.