Tifozët nxjerrin “zbuluar” klubin, Eros Grezda mbërrin te “demat” e Partizanit

LifestyleShowbiz

Ish-“fantazisti” i Osijek e Rangers, Eros Grezda pritet të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar, me 28-vjeçarin, që pritet të zyrtarizojë shumë shpejt kalimin e tij te “demat” kampionë të Partizanit.

Mirëpo, pavarësisht se klubi nuk ka njoftuar Grezda ka mbërritur sot në kompleksin “Arena e Demave” dhe sulmuesi është vënë nën urdhrat e trajnerit të ri kroat, Zoran Zekiç teksa i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Në profilin e “Partizani Fan Club” është postuar fotoja e futbollistit, me tifozat e “demave” që e bëjnë fakt të kryer ardhjen e tij te kampionët e Superiores.

You May Also Like

Kolegji Zgjedhor vendos: Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten
Ndryshimet klimatike po detyrojnë peshqit të braktisin habitatin e tyre
Menu