TIME shpall ‘Njeriun & Heronjtë e vitit 2022’

LifestylePolitical

Revista Time ka emëruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe “shpirtin e Ukrainës” si “Njeriun e vitit 2022”, një çmim që shkon për një ngjarje/person që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet globale gjatë 12 muajve të fundit.

TIME shpall ‘Njeriun & Heronjtë e vitit 2022’

TIME tha se Zelenskiy kishte frymëzuar ukrainasit dhe ishte njohur në mbarë botën për guximin e tij në rezistencën ndaj pushtimit rus.

Gratë në Iran ishin “Heroinat e vitit 2022”. Ato po protestojnë për liritë dhe të drejtat e tyre, protesta që nisën pas vdekjes së një vajze kurde, Mahsa Amini. Mendohet se ajo vdiq në një paraburgim për shkak të dhunës nga policia pasi dyshohet se nuk kishte veshur siç duhet hixhabin.

TIME shpall ‘Njeriun & Heronjtë e vitit 2022’

Grupi K-pop, “Blackpink”, u vlerësua si “Entertainer of the year”. Fituesit e mëparshëm të çmimit “Njeriu i vitit” gjatë dekadës së kaluar:

2021 – Elon Musk
2020 – Joe Biden dhe Kamala Harris
2019 – Greta Thunberg
2018 – “The Guardians”, një grup gazetarësh
2017 – “The silence breakers”, gratë që nisën lëvizjen #MeToo
2016 – Donald Trump
2015 – Angela Merkel
2014 – “Luftëtarët e Ebolës”, mjekët që luftuan për të frenuar sëmundjen në Afrikë
2013 – Papa Françesku
2012 – Barack Obama

You May Also Like

Destinacionet më të kërkuara në Google gjatë 2022-shit
Çfarë duhet të bëni natën e ndërrimit të viteve që të keni sa më shumë para
Menu