Tymi nga zjarret kanadeze pritet të kalojë kontinentin, Norvegjia në alarm

LifestylePolitical

Zyrtarët norvegjezë kanë lëshuar një paralajmërim alarmues, duke thënë se tymi nga zjarret kanadeze pritet të pushtojë edhe vendin nordik,

Shkencëtarët në Institutin Norvegjez për Kërkime Klimatike dhe Mjedisore (NILU) përdorën një model parashikimi për të vlerësuar se si do të kalonte tymi nëpër atmosferë.

Tymi ka lëvizur mbi Grenlandë dhe Islandë që nga 1 qershori, dhe vëzhgimet në Norvegjinë jugore kanë regjistruar përqendrime në rritje të grimcave, tha instituti i pavarur i kërkimit.

“Ne mund të jemi në gjendje të shohim një mjegull ose nuhatje tymi”, tha studiuesi i lartë i NILU, Nikolaos Evangeliou. Megjithatë, theksoi ai, ne nuk besojmë se numri i grimcave në ajër këtu në Norvegji do të jetë aq i lartë sa të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë.

Siç pritej, tymi shkaktoi shumë probleme me fluturimet që rezultuan në anulime, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA). Në veçanti, tymi nga zjarret në Kanada vonoi fluturimet në aeroportet e Nju Jorkut të mërkurën.

Administrata Federale e Aviacionit “ngadalësoi trafikun drejt dhe nga aeroportet e zonës së Nju Jorkut për shkak të uljes së dukshmërisë nga tymi i zjarrit”, u tha në një deklaratë.

“Agjencia do të rregullojë vëllimet e trafikut për të marrë parasysh kushtet që ndryshojnë me shpejtësi”, tha FAA. Në fakt koha e pritjes arrinte mesatarisht deri në 120 minuta.

Tymi nga qindra zjarret në Kanada po fryhet më në jug nga era. Qiejt e shumë qyteteve kanë marrë një ngjyrë gri, të mjegullt dhe zyrtarët lokalë po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda.

Kanadaja ka kërkuar ndihmë për të luftuar më shumë se 400 zjarre në mbarë vendin.

You May Also Like

“Rama solli ndryshim në Ballkan”, The Economist: Po ndikon edhe tek Serbia
Luizi i hyn biznesit, heq dorë nga noteria, ja në çfarë e ka kthyer kompaninë e tij në QKB
Menu