Vendimi i Mbretit Charles që “tërboi” Meghan Markle dhe Princin Harry

PoliticalShowbiz

Derisa të bëhet funerali i Mbretëreshës Elizabeth, si Mbreti Charles ashtu edhe djemtë e tij po përpiqen të mbajnë një profil të ulët dhe t’i tregojnë popullit se ata janë të bashkuar. Por, e vërteta është ndryshe. Vëllezërit u afruan por hendeku është i madh dhe do të jetë shumë i vështirë për t’u kapërcyer.

Si duket beteja për titull është ndezur, e cila ka zemëruar Princ Harry dhe Meghan Markle. Kjo pasi fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet pritet të shpallen përkatësisht princ dhe princeshë nga Mbreti Charles III, por sipas burimeve, ata nuk do të marrin statusin “Lartësisë Mbretërore” (HRH).

Sipas raportimeve, ditët e fundit ka pasur bisedime mjaft të nxehta mes Charles dhe Sussex-ëve, të cilët janë të zemëruar që fëmijët e tyre nuk do të marrin titullin mbretëror. Për më tepër, Harry dhe Meghan pretendojnë se kanë një arsye të fortë për t’u zemëruar me këtë vendim nga mbreti.

Në veçanti, Harry dhe Meghan raportohet të kenë thënë se princeshat Beatrice dhe Eugenie, vajzat e Princit Andreë, kanë statusin e “Lartësisë Mbretërore”, edhe pse nuk janë në rrethin e njerëzve që punojnë për familjen mbretërore. Kjo ka ndezur një tjetër argument mes tyre.

Sidoqoftë, Sussex-ët ndaluan përdorimin e titullit të tyre mbretëror pasi u larguan si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, duke preferuar të jetonin në Los Angeles. Kur Archie lindi në maj 2019, ai ishte i shtati në linjën e trashëgimisë.

Tags: , , , ,

You May Also Like

Gjermani, së shpejti buka dhjetë euro?
Çfarë nuk durojnë dot kolegët tuaj te ju?
Menu