VIDEO/ Cila është domethënia e vezëve të skuqura gjigante në rrugët e Sao Paulos

Lifestyle

Tre vezë të mëdha të skuqura u shfaqën në një nga sheshet në Sao Paulo, qyteti më i madh në Brazil.

Bëhet fjalë në fakt për një paralajmërim jo thelbësor dhe tërheqje të vëmendjes ndaj problemit të ngrohjes globale dhe e gjithë kjo është në procesin e përgatitjes së këtyre vendeve për valën e të nxehtit që i pret në ditët në vijim dhe për shkak të së cilës temperaturat mund të arrijnë një rekord sezonal.

Skulpturat Art-Eggccident, me tematikë se si të “gatuhen vezët në rrezet e diellit të shndritshëm“, janë një instalim arti 3D që shfaqet nga artisti holandez Henk Hofstra, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për krizën klimatike.

Ekspozita është pjesë e një festivali që promovon qëndrueshmërinë mjedisore përmes artit dhe mbahet në pesë qytete në Brazil.

Në ditët në vijim, temperaturat pritet të arrijnë maksimalisht rreth 37 gradë Celsius në Sao Paulo, e cila po vjen nga dimri në hemisferën jugore.

Sipas reagimeve të banorëve të këtij qyteti, “vezët e skuqura” ia arritën qëllimit.

You May Also Like

Këto janë vendet më të bukura në botë që mund t’i vizitoni falas
Erta Hajdari, fotografia nga pasioni në profesion
Menu