Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vau i Dejës, Kristian Shkreli ka shpalosur objektivin dhe “ofertën” politike për zgjedhjet e 14 majit.
Ai iu përgjigj interesit të AlbStory rreth platformës elektorale.
Kush është z. Kristian Shkreli dhe pse zgjodhët të garoni për kryetar bashkie?
Unë jam Kristian Shkreli! Lindur në vitin 1986 në Shkodër. Studimet e larta i kam kryer në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Master “ E drejtë private e biznesit”. Pjesën më të madhe të kohës sime kam punuar në biznes privat. Në vitin 2014 kam punuar në pozicionin ‘Jurist’ në sektorin e legalizimit pranë ‘Drejtorisë Rajonale Shkodër’. Më pas kam mbajtur postin e N/Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës deri para pak kohësh. Dhashë dorëheqjen për të nisur një sfidë më të rëndësishme, atë të kandidimit pë Kryetar Bashkie Vau Dejës. Zgjedhja ime për të garuar nuk është rastësore.
Së pari unë kam lindur në këtë qytet, jam rritur këtu e tashmë kam zgjedhur që të rris edhe fëmijët e mijë në Vau Dejës. Një qytet që me ka dhënë shumë përgjate këtyre 36 viteve, e tashmë eshtë radha ime që të kontribuoj për zhvillimin e tij!
– Së dyti eksperienca ime vecanërisht në këto 4 vite si NënKryetar i Bashkisë më ka shërbyer që të njoh mirë territorin, nevojat por mbi të gjitha edhe administrimin e pushtetit vendor.
Sa i lidhur jeni me bashkinë ku kadidoni?
Me Bashkinë Vau Dejës jam i lidhur në çdo detaj! Siç thashë kam lindur, jam rritur dhe sot po rris fëmijët këtu! Kam zgjedhur të mos largohem nga ky vend i mrekullushëm që Zoti e ka bekuar me bukuri te pa kursyera natyrore e tashmë duhet që dora e njeriut t’i japë vëmendjen që meriton për ta zhvilluar më tej! Projektet në fushën e bujqësisë, infrastrukturës, turizmit, rikonstruksioneve në shkolla, qendra shëndetësore e mbi të gjitha përfshirja e komunitetit në menaxhimin e punëve do t’i japë Vau Dejësit zhvillimin e duhur! Në këto 4 vite kemi punuar në disa sektorë, por nevojat janë sërish të shumta!
Pse duhet t’ju votojnë?
Mendoj se qytetarët duhet të më votojnë për motivimin që kam për të punuar bashkë me ta, për ta bërë Vau Dejësin një vend më të mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë! Për të përfunduar projektet e nisura! Por mbi të gjitha për Kristianin qe ata njohin, njëriun e fjalës ! Për Kristianin që në këto 4 vite asnjëherë nuk iu shmang përgjegjësive që ndërmora përsipër! Për Kristianin që e ka patur derën e hapur për këdo, që ka jetuar me problemet e komunitetit e që bashkë i kemi dhënë zgjidhje shumë prej tyre! Janë zgjedhje lokale e banorët e dinë mirë se përtej të djathtës apo te majtës duhët të votojnë individin!
Çfarë do t’ju thuash kundërshtarëve politikë në këtë garë?
Përballë meje është kandidatja e PD-së, përsonalisht nuk e njoh! Me gjithë respektin qe kam për të si grua, mendoj që është në kohën dhe vendin e gabuar! Po ashtu keni edhe një tjetër individ i cili vjen si kollovar në parti te marrë hua dhe ka për qëllim të grabisë qytetin! Në fakt këtë filozofi ka ndjekur gjithë jetën edhe kur ka qënë në pushtet! Fatmirësisht koha e presionit, dinamitit dhe terrorit ka përfunduar, e së bashku me këto ka përfunduar edhe koha e tij! Nuk ka kthim në të shkuarën, banorët nuk e duan një gjë të tillë!
Të dy këto kandidatë kanë një të përbashkët, asnjëri nuk jeton në Vau Dejës! Ata kanë zgjedhur të jetojnë në Shkodër e në Tiranë! Në Vau Dejës vijnë vetëm për fushatë! Imagjino se sa serjozisht e kanë me qytetarët….!