Vlerat përballë antivlerave, “Zyshë e dashur” në Teatrin Skampa

Albanian Story

Ka nisur ditën e sotme shfaqja “Zyshë e dashur” nga autorja Ljudmilla Razumovskaja, në Teatrin Skampa në Elbasan, një shfaqje tronditëse dhe aktuale e sjell në skenë nga regjisori Aldi Hysotoçi.

Me pjesëmarrjen e veçantë të aktores së madhe LUIZA XHUVANI dhe aktorëve: Aleks Seitaj -Vladimir, Amri Hasanlliu- Pavli, Ilirda Bejleri -Ola, Erli Fortuzi – Vito.

Pushteti, forca dhe antivlerat përballë atyre pak idealistëve me vlera dhe morale që kanë mbetur.

Katër nxënës shkojnë tek shtëpia e mësueses për ta uruar për ditëlindje dhe ndërkohë fillojnë t’i tregojnë se nuk kanë bërë asgjë në provimin e matematikës në testet e maturës. Ata i kërkojnë ndihmë zyshës duke i kërkuar asaj çelësin e kasafortës ku mbahen provimet që t’i zvendësonin ato..por zysha refuzon. Në këtë moment fillon një luftë verbale derisa perecipton në luftën fizike e më pas në një përdhunim.

Kjo shfaqje merret me çështje kryesore si edukimi i të rinjëve dhe ka në fokus përplasjen e brezave dhe raportin mes tyre,

12 shfaqje njëra pas tjetrës ju presin, duke filluar nga dt 7️⃣- 8️⃣- 9️⃣- 🔟-1️⃣1️⃣-1️⃣2️⃣-1️⃣4️⃣-1️⃣5️⃣-1️⃣6️⃣-1️⃣7️⃣-1️⃣8️⃣-1️⃣9️⃣ Nëntor.

Duajeni Teatrin, duajeni kulturën!

 

 

 

You May Also Like

Ka dietë fasting, por ka edhe lëkurë fasting
Menu