E keni parasysh momentin kur doni të fshini një mesazh në WhatsApp, por në vend të “Delete For Everyone”, e bëni “Delete for Me”. E kuptojmë, veprim i tmerrshëm dhe i nxituar.
Gjithsesi, nuk keni pse ta vrisni më mendjen, sepse WhatsApp ka sjellë një përmirësim të ri, të mirëmenduar. Tani, sapo të shtypni “Delete for Me”, ju del automatikisht opsioni “Undo” (Zhbëj) dhe mund të ktheni veprimin (dhe kohën) mbrapsht dhe të klikoni “Delete for Everyone”.
Ja pra, një opsion kaq i thjeshtë, por brilant, i cili është i disponueshëm në momentin që i bëni update WhatsApp-it.